Zepter Tigan 3.8 Litër Diametër 28 cm.

https://www.zepteralbania.com/web/image/product.template/1368/image_1920?unique=817c039

Tigan i gjithanshëm, nga  metali Superior 316L me diametër 28 cm. dhe lartësi 7.1 cm është ideal për çdo lloj gatimi, nga skuqja e thjeshtë deri te përgatitja e salcës bolognese apo salcave të ndryshme për gjithë familjen. 

Falë dy dorezave inox që nuk nxehen, mund të përdoret edhe në furrë ose në skarë. Me sipërfaqen inovative jo-ngjitëse URA, pa toksina, mund të skuqni biftek, fileto peshku apo të gatuani mish pule me avull në mënyrë më të shëndetshme. Si të gjitha Enët Zepter, ky tigan vjen me një garanci të përjetshme.

480,00 € 480.0 EUR 480,00 €

480,00 €

Not Available For Sale

This combination does not exist.

Shtoni artikujt në shportë dhe shikoni zbritjën. Sa më shumë artikuj në shportën e juaj, aq më e madhe do të jetë zbritja.

Tigani 28 cm. është një zgjedhje ideale për gatime të shëndetshme dhe efikase. I prodhuar nga metali Superior 316L, ky tigan garanton qëndrueshmëri dhe siguri maksimale, pa lëshuar substanca të dëmshme në ushqim. Falë teknologjisë inovative Accuthermal Compact, ai shpërndan nxehtësinë në mënyrë të njëtrajtshme dhe arrin temperaturën e duhur dy herë më shpejt, duke kursyer energji.

Një nga veçoritë kryesore të këtij tigani është sipërfaqja e tij e pandryshkshme, e cila nuk ka nevojë për veshje kimike apo shtresa jo-ngjitëse me toksina. Ushqimi nuk ngjitet, edhe kur gatuhet pa vaj ose yndyrë, duke ruajtur shijen natyrale dhe vlerat ushqyese. Doreza ergonomike, e gjatë dhe e ftohtë në prekje, siguron rehati dhe siguri gjatë përdorimit. Ky tigan është i përsosur për çdo kuzhinë moderne që kërkon cilësi, shëndet dhe efikasitet në gatim.